Kosova e sfidon sonte Britaninë e Madhe

14:11 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Kosova  U-16 sot me fillim nga ora 19:30 do të përballet me Britaninë e Madhe në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B, Grupi D, që ka filluar më 10 dhe do të përfundojë më 19 gusht në Sofje të Bullgarisë.

Kosova U-16 së fundi ka triumfuar ndaj Luksemburgut, derisa në dy ndeshjet e mëparshme kundër Portugalisë dhe Maqedonisë, ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë.  Në anën tjetër Britania e Madhe i prin Grupit D me 3 ndeshje e 3 fitore.

Sidoqoftë djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Ibrahim Karabeg pritet të bëjnë më të mirën në parket për t’i bërë ballë Britanisë së Madhe. Kosova pas Britanisë së Madhe, e ka edhe një tjetër ndeshje në kuadër të grupit D, kur do të ballafaqohet me Gjeorgjinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme