Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve në fillim të vitit 2025 do të paraqitet në turneun prestigjioz “Yellow Cup” që mbahet në Winterthur të Zvicrës.
Kombëtarja jonë i zhvillon tri ndeshje, ndërsa për kundërshtarë ka ekipe kombëtare që më vonë në janar paraqiten në Kampionatin Botëror.
Të premten, më 3 janar prej orës 20:30, Kosova luan ndaj Holandës, me të cilën barazuam në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve.
Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë.
Ndërkohë të dielën prej orës 14:30 është ndeshja Itali – Kosovë.
Është ky edicioni i 51-të i turneut “Yellow Cup”.
Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, të hënën ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar. Kombëtares sonë i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm, pivoti Kastriot Jupa dhe aloja Kushtrim Ninaj. Të dy janë të lënduar.
Në Kombëtare janë ftuar lojtarë tashmë të konfirmuar. Grumbullimi bëhet më 2 janar në Winterthur.
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dal nga Kosova
Kurti: Me Gjilanin do të vazhdojmë krah për krah deri në jet...
Rikthehet Rashica, Besiktasi fiton ndaj Sivassporit në Kupën...
Ligji parashikon që puna e Kuvendit të mbyllet një ditë para...
Babai i Elon Musk: Ai do të donte shumë ta blente Liverpooli...
Aksident i rëndë në Veternik, vetura përfundon në mbrojtëse ...