Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të kërkojë të mbetet në binarë për ta siguruar pjesëmarrjen historike në Kampionatin Evropian 2022, kur e pret sonte Malin e Zi në Prishtinë.
Kosova është nikoqire e shtetit fqinj, në atë që është ndeshja e parafundit e saj në Grupin 8 kualifikues, në orën 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet
Verdhekaltrit duhet të fitojnë patjetër kundër Malin e Zi sot dhe pastaj kundër Suedisë në ndeshjen e fundit të fazës së dytë kualifikuese për ta ëndërruar kualifikimin në evropianin që do të mbahet në Hungari dhe Sllovaki.
Kosova e arriti fitoren e parë historike në udhëtim në një ndeshje zyrtare kur e mundi Rumaninë Bukuresht në fillim të marsit.
Kosova është e parafundit në Grupin 8 me tri pikë, pas një fitoreje, një barazimi dhe dy humbjeve në katër ndeshje, aq sa i ka edhe Rumania në vendin e dytë.
Grupit i prin Suedia me gjashtë pikë, ndërsa Mali i Zi është i fundit më vetëm dy pikë.
Dy kombëtaret e parat nga secili grup e sigurojnë kualifikimin direkt, ndërsa atyre iu bashkohen edhe katër kombëtaret të tjera me renditjen më të mirë të pikëve nga vendet e treta të të gjitha grupeve.
Nëse kombëtarja e hendbollit ia del të kualifikohet, atëherë do të bëhej ekipi i parë kombëtar nga secilido sport kosovar që e siguron pjesëmarrjen në një turne evropian. /Gazeta Express/
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...