Kosova do të garojë më 27 qershor në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që zhvillohen në Constanta të Rumanisë në 3×3.
Ekipet te meshkujt dhe femrat janë nën përkujdesjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që do të thotë se FBK do të mbulojë të gjitha shpenzimet rreth udhëtimit, akomodimit, si dhe të gjitha shpenzimeve të tjera që kanë të bëjnë me paraqitjen e Përfaqësueseve të Kosovës 3×3 në Rumani, njofton FBK.
Tek meshkujt Kosova është pjesë e Grupit D, së bashku me Hungarinë, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe.
Kosovën te meshkujt do ta përfaqësojnë Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena.
Tek femrat, Kosova në Grupin D do të takohet me Bjellorusinë dhe Estoninë.
Kjo është hera e parë që Kosova do të garojë në konkurrencën e femrave në këtë garë ndërkombëtare.
Kosovën do ta përfaqësojnë Arbnore Përquku, Saranda Daci, Diedona Halitaj dhe Marigona Rushiti.
Ekipet kombëtare të Kosovës do të udhëtojnë në Rumani më 26 qershor, sipas protokollit të përcaktuar nga FIBA dhe masave anti-COVID-19 në fuqi.
FBK shpreson në një përfaqësim dinjitoz në Rumani dhe beson se loja 3×3 do të popullarizohet edhe më shumë në Kosovë, sidomos në konkurrencën e femrave. /Zeri.info
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK