Kosova sonte ka mbajtur seancën e tretë dhe të fundit stërvitore, për ndeshjen ndaj Maltës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në këtë seancë ka pasur të gjithë futbollistët në dispozicion, raporton portali arbresh.info.
Po ashtu, Challandes nuk e ka ftuar yllin e Swansea City, Bersant Celina. Arsyet nuk i ka bërë të ditura, edhe pse futbollisti në fjalë është duke kaluar një formë tejet të mirë.
Sipas burimeve të arbresh.info, Edon Zhegrova do të startojë nga minuta e parë.
Po ashtu dhe Rashica dhe Vedat Muriqi, në krye të sulmit.
Malta deri më tani ka një barazim dhe një humbje dhe Kosova është favorite për ta fituar ndeshjen./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...