Google ADS

Kosova e gatshme për Islandën

14:56 | 19 Shkurt 2020
Arbresh Info

Sot (e mërkure) Kosova ka mbajtur konferencë për media para përballjes me Islandën.

Të pranishëm në konferencë ishin kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, trajneri, Christos Marmarinos dhe drejtori, Granit Rugova, transmeton portali arbresh.info.

Granit Rugova deklaroi se ka besimin se me ndihmën e tifozëve do t’ia dalin të korrin fitore.

“Çdo gjë po duket siç e kemi menduar, lojtarët janë shumë optimist, shumë të përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj që do t’ia dalim me ndihmën e “Dardanëve”, me ndihmën e tifozëve do t’ia dalim që edhe këtë ndeshje ta fitojmë”, deklaroi ai.

Ndërkohë trajneri i “Dardanëve”, Christos Marmarinos tha se stërvitja ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është shumë i kënaqur me mënyrën se lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja.

“Përfunduam raundin e parë të stërvitjeve, kishim tri ditë stërvitje me skuadrën dhe do ndeshemi me Islandën. Jam shumë i lumtur me mënyrën si shkoj stërvitja, pavarësisht disa problemeve të vogla, jam shumë i lumtur në mënyrën si djemtë u stërviten duke dhënë gjithçka që kishin. Për neve kjo është çfarë duam, duam të kemi nivelin më të mirë të përformancës gjatë ndeshjeve ose stërvitjes”, tha ai.

“Jemi shumë krenar dhe jam duke e thënë këtë gjë si personi më i ri në skuadër, jam i sigurt se flas për secilin që është në skuadër. Jemi krenar që e prezantojmë Kosovën gjatë këtyre ndeshjeve dhe besojmë se mund ta transferojmë këtë energji të të gjithë që do e shohin ndeshjen nesër dhe fatmirësisht do na sjellin forcë ta vazhdojmë aventurën”, përfundoi Marmarinos.

Kurse, kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha tha se motivi mbetet me pas paraqitje sa më të mirë kundër kundërshtarit dhe fitimi i ndeshjes.

“Ka qenë periudhë e shkurtër me trajnerin e ri, motivi jonë është mu paraqit shumë mirë dhe në fund me fitu me një kundërshtarë shumë të fortë, shpresoj që nesër në ora 19:00 ka me u mbush salla dhe do japin motivin që ta fitojmë ndeshjen. Këto ditë kemi ushtruar shumë mirë, krejt qa kemi mujt me bo me trajnerin e ri dhe lojtarët, më e rëndësishme është nesër me nxjerr rezultat pozitiv”, u shpreh ai.

“Lojtarët janë të motivuar për me tregu vetën te trajneri i ri, trajneri është shumë i thjeshtë, aksionet që ka bërë i ka bërë shumë të thjeshta se është periudhë shumë e shkurtër, fizikisht mbas final 8 ka qenë aktiv s’besoj që ka me qenë problem, ndërsa teknikisht mund të jetë problemi, por trajneri na ka përgatit andaj besoj se do ia dalim”, përfundoi Berisha.

Kujtojmë që përballja mes Kosovës dhe Islandës do zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” ndërsa nis në orën 19:00./arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/820734178448296/

Të ngjashme