Pas dy ndeshjeve miqësore me Sllovakinë, Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë edhe dy miqësore ndaj Shqipërisë, si përgatitje për fazën parakualifikuese të Eurobasket 2021.
Pas zhvillimit të dy ndeshjeve miqësore me Sllovakinë, Kosova do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore, kësaj radhe me Shqipërinë, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.
Ndeshjet ndaj kuqezinjve do të zhvillohen më 26 dhe 27 korrik (e premte-shtunë), në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen nga ora 19:00, por me dyer të mbyllura, me kërkesë të përzgjedhësit, derisa janë të hapura për mediat e interesuara.
Këto dy miqësore vëllazërore me Shqipërinë do të ndihmojnë përzgjedhësin Damir Mulaomerviq të shoh formën e lojtarëve dhe, që “Dardanët” të përgatiten sa më mirë për ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2021.
Kosova është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, ku fituesi i grupit kualifikohet tutje. /Gazeta Express/
Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi dënohet me gjas...
Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndrysh...
Vrasja e një polici në Bosnje cilësohet si terrorizëm
PKK merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Turqi
Kosova me renditje historike në FIFA, pozicionohet e 101-ta