Kosova dorëzohet para Izraelit

20:53 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar humbje nga Izraeli me rezultat 0-4.

Në një ndeshje ku të pranishëm ishin mijëra tifozë, djelmoshat tanë nuk arritën të befasonin si me Norvegjinë edhe izraelitët.

Ndeshja nisi mirë për Kosovën të cilët rrezikuan në minutat e para nëpërmjet Florent Hasanit.

Disa minuta më vonë edhe Bersant Celina pati rast të mirë shënimi por pa sukses.

E në minutën e 15-të, mysafirët kaluan në epërsi ku pas një Barshazky, mbrojtësi qendror Nachmias ka kaluar në epërsi Izraelin 0-1.

Pas golit, Kosova u hodh në sulm dhe rrezikoi nëpërmjet sulmuesit Enis Bytyqi por rezultati mbeti 0-1.

Goli i dytë për mysafirët erdhi në fundin e pjesës së parë, kur shënoi sulmuesi anësorë Weissman për 0-2.

Me epërsinë prej dy golave të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë trajneri Rafet Prekazi inkuadroi në lojë edhe sulmuesin më të mirë të kampionatit Mirlind Daku duke sulmuar mysafirët.

Por izraelitët arritën të shënonin edhe një gol në minutën e 58-të nëpërmjet Weissman asistoi për Dassan i cili shënoi për 3-0.

Golin e katërt dhe të fundit në këtë takim për mysafirët e shënoi Hozez në minutën e 93-të.

Pas kësaj fitore Izraeli ngritët në pozitën e tretë në tabelë me shtatë pikë të grumbulluara.

Ndërkohë Kosova zë pozitën e katërt pas pesë ndeshjeve me gjashtë pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon në udhëtim tek Azerbejxhani më 14 nëntor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme