Kosova dhe Rumania kanë mbyllur pjesën e parë pa gola me rezultat 0-0 në ndeshjen që po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” zhvilluan një super pjesë të parë ku iu mungoi vetëm goli, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht, Muharrem Jashari pati dy mundësi të mira shënimi por nuk arriti t’i shfrytëzoi dot.
Rastet më të mira në ndeshje i patën Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi të cilët humbën dy mundësi të arta shënimi.
Zhegrova ishte protagonist edhe një herë tjetër kur pati një goditje të fortë nga distanca por u ndal nga portieri rumun.
Rastin e vetëm për vendasit e pati, kapiteni i Rumanisë, Stanciu i cili goditi transversalen.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend