Google ADS

Kosova dhe Shqipëria, a do të luajë në të njëjtën orë?

21:32 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë në fillim të muajit shtator do t’i zhvillojnë ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, përcjellë arbresh.info.

Kosova më 2 shtator e sfidon Kroacinë në Zagreb nga ora 20:45 derisa Shqipëria nga ora 18:00 luan ndaj Luksemburgut në ‘Elbasan Arena’.

Ndryshe, më 5 shtator, tifozët shqiptarë duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Shqipërisë të cilat luajnë në të njëjtën kohë nga ra 20:45.

Kosova në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrën takohet me Finlandën kurse Shqipëria në Strumincë përballet me Maqedoninë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme