Të shtunën në Tetovë do të zhvillohet turneu i 17-te ndërkombëtare i karatesë, “Tetova Open 2017”. Organizatori i këtij turneu me karakter ndërkombëtarë të karatesë është klubi i “Fati”, që drejtohet nga mjeshtri i këtij sporti Arlind Huseini.
Në prag të mbajtjes të këtij evenimenti ndërkombëtar të karatesë, organizatori, Arlind Husieni për Klan Maqedoni, deklaroi se pjesëmarrës do të jenë karateistë më të mirë nga vendi dhe rajoni.
“Janë të ftuar pjesëmarrës nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali Zi , Bullgaria, Bosnja dhe Serbia. Të gjitha gjashtë shtetet që i përmenda kanë konfirmuar ardhjen dhe presim masivitet të madh në Tetova Open” deklaroi Arlind Huseini trajner i KK Fati.
Turneu do të zhvillohet në sallën e sportit te shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë, me fillim në orën 10:00, ndërsa hapja solemne është caktuar në ora 12:00. Garat do të zhvillohen në kata dhe kumite në të gjitha kategorit për djem dhe vajza. Organizatori për të gjithë më të mirët do të ndanë Kupa, medalje dhe diploma, ndërsa shpërblime do të ketë edhe për ekipet më të mira.
Përplasje e ashpër mes vajzave, Xheneta dhe Gresa nuk lënë g...
Prishtina nuk e miraton ende buxhetin, Rama e quan bllokadë ...
Putin organizon takimin e BRICS-it si kundërpeshë ndaj ndiki...
Haradinaj: Kosova të procedojë me Asociacionin në këmbim të ...
Analistët: O`Brien kërkoi ujdi për veprimet e Kosovës
Gara presidenciale në SHBA/ ”Wall Street Journal”: Demokratë...