Kosova dhe Izraeli luajnë më 12 nëntor

23:40 | 23 Tetor 2023
E.G

Kosova dhe Izraeli pritet të ndeshen më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Njoftimi është bërë nga UEFA të hënën, e cila e kishte ndryshuar orarin e ndeshjes – takimi fillimisht ishte paraparë që të zhvillohej më 15 tetor – për shkak të rishpërthimit të luftës Hamas-Izrael.

Ndeshja e parë në tokën izraelite ishte mbyllur me barazim 1-1.

Gjithashtu pas tri ditëve Izraeli do të luajë me Zvicrën.

Aktualisht Grupin e kryeson Rumania, e pasuar nga Zvicra, derisa Izraeli është i treti në renditje. Kosova gjendet në vendin e katërt./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme