Kosova ka siguruar vetëm barazim në takimin si nikoqir kundër Bullgarisë.
“Dardanët” kanë marrë vetëm një pikë nga takimi i parë debutues në kuadër të eliminatorëve për UEFA Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Djelmoshat nën udhëheqjen e Bernard Challandes arritën të rikthehen në lojë gjatë pjesës së dytë pas golit të pësuar në minutat e fundit të fraksionit të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mysafirët shënuan me anë të Vasil Bozhikov që realizoi me kokë, ndërsa golin nga kombëtarja jonë e shënoi në formë spekakolare Arbër Zeneli.
Ylli i Stade Reims me një goditje të bukur jashtë zonës së rreptësisë barazoi gjithçka për 1 me 1.
Përpjekjet nga skuadra jonë të të përmbysur rezultatin nuk munguan, por mungoi konkretizimi i rasteve.
Sidoqoftë, Kosova vazhdon të jetë ende e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit.
Mali i Zi është rivali i ardhshëm për kombëtaren tonë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020./arbresh.info/
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit