Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi dje se ka nisur shitja e biletave pr ndeshjen Kosova – Burkina Faso në dy pika dhe atë vetëm në Prishtinë.
Dhe, ky fakt zgjoi reagime tek tifozët e qyteteve të tjera, të cilët ndiheshin të diskriminuar, shkruan “Gazeta Express”.
Për këtë arsye, shtëpia e futbollit kosovar e përmirësoi gabimin dhe krahas dy pikave të shitjes në kryeqytet, njofton se sot do të fillojë shitja e biletave edhe në pikat e kësaj kompanie në 8 qytet tjera në: Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë dhe në Prizren.
Shitja e biletave në këto qytete fillon në orën 13:00.
Miqësorja Kosova – Burkina Faso do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Më pas, Kosova do të luajë me Zvicrën në një tjetër miqësore më 29 mars. /Gazeta Express/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...