Kombëtarja e Kosovës është e renditur në vendin e 105-të, në ranglistën e re të publikuar nga FIFA.
Dardanët janë ngritur gjashtë pozicione më lartë duke bërë një ngritje rekord, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjeve të shtatorit Kosova renditje në pozitën e 111-të, kurse tani në fund të tetorit është ngritur në pozitën e 105-të.
Gjatë muajit tetor Kosova në plan pati për ti zhvilluar dy ndeshje ndaj Andorrës dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, por ndeshja ndaj Izraelit u shtye për 12 nëntor si shkak i konfliktit ndërmjet këtij vendi dhe Palestinës.
Kështu që mbeti vetëm ndeshja me Andorrën, që Kosova arriti të fitoi me rezultat 3-0 në udhëtim, kjo fitore i ndihmoi mjaftë “dardanëve” për tu renditur sa më lart në renditjen e FIFA-s.
Kujtojmë se publikimi i renditjes së re të FIFA-s bëhet me 30 nëntor.
Kujtojmë që kësaj liste i prinë Argjentina e ndjekur pas nga Franca dhe Brazili./Arbresh.info/
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai