Kosova Barazon në momentin e fundit të ndeshjes ndaj Greqisë

22:46 | 5 Shtator 2021
KRG

Kosova dhe Greqia i kanë ndarë pikët në Grupin B në kualifikimet për Kupën e Botës, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Dardanët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Besar Halimit në minutën e katërt nga një gjuajtje e lirë, por që harkimi nuk ishte i saktë.

Valon Berisha më pas ishte ai që harkoi nga këndi për lojtarët e Kosovës, mirëpo as ky nuk ishte i saktë.

Fidan Aliti e Milot Rashica kishin disa gjuajtje të fuqishme pas 17 minutash lojë, por ato u bllokuan.

Greqia tentonte të dilte përpara në disa raste, mirëpo faza defanzive ishte e koordinuar në mënyrë perfektë dhe nuk linte hapësira mbrapa.

Lirim Kastrati po ashtu pati disa kalime të bukura, mirëpo në pasimin e fundit, kishte duele të humbura, ose të pasakta.

Në përfundim të pjesës së parë, Greqia kaloi në epërsi me golin e Anastasios Douvikas, që u shënua në minutën e 45+2.

Lexo edhe:

Dardanët shfaqin koreografinë speciale në takimin Kosovë-Greqi

Në 45 minutat e dytë, ishin pamjet sikur në të parën, me lojtarët e Kosovës që pasonin dhe godisnin në shënjestër të pasaktë.

Ishte minuta e 58-të kur grekët rrezikuan portën tonë, pas një shpërqendrimi në mesfushë.

Dardanët nuk hoqën dorë nga presioni dhe kërkonin golin e barazimit. Rrahmani (66’) godet me kokë jashtë portës.

Në sekondat e fundit të takimit, skuadra jonë i barazoi shifrat në 1-1 me Vedat Muriqin që në minutë e 90+2 përfitoi nga një asistim i Florent Hadërgjnajt.

Lexo edhe:

Vedat Muriqi shënon, Kosova 1:1 Greqia

Kosova ka katër pikë në Grupin B, me Spanjën që ka dhjetë, Suedia me nëntë, Greqia me tri dhe Gjeorgjia me një.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme