Google ADS

Kosova aranzhon ndeshje miqësore në stadiumin ‘Adem Jashari’

14:18 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Federata e Futbollit të Kosovës është duke shqyrtuar mundësin të luaj një miqësore në stadiumin “Adem Jashari” Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu në konferencën e mbajtur sot në selinë e Federatës.

“Kryetari është në bisedime me disa shtete që në muajin nëntor, Përfaqësuesja e Kosovës ta zhvilloj një ndeshje miqësore në Adem Jashari”, ka thënë Salihu.

Kosova ndeshjet eliminatore i mbaron gjatë muajit tetor, ndërsa në nëntor rreth datës 12 dhe 13 pritet të organizoj një miqësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme