Kosova ka regjistruar një fitore me përmbysje kundër Çekisë pasditen e sotme (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” u larguan nga fusha me tri pikë të plota nga takimi i xhiros së katërt në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda ishin autorët e golave për skuadrën tonë, ndërsa për mysafirët portën e gjeti sulmuesi Patrik Schick.
Lojtari me notën më të lartë te skuadra jonë kombëtare është Fidan Aliti, i cili është vlerësuar me notën 7.7 nga Sofascore.
Lartë është vlerësuar edhe Vedat Muriqi (7.5), ndërsa autori i golit të fitores është vlerësuar me notën 7.0.
Edon Zhegrova është lojtari me notën më të dobët të ndeshjes – 6.1.
Te Republika Çeke lartë është vlerësuar anësori Jakup Jankto (7.7), sulmuesi Patrick Schick për golin (7.3) dhe qendërmbrojtësi Marek Suchy (7.5)./arbresh.info/
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot