Kosova ka siguruar tri pikë të plota duke mposhtur me rezultat 2 me 0 skuadrën e Malit të Zi mbrëmjen e sotme (e hënë).
“Dardanët” kanë vazhduar ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020 me tri pikët e siguruara në “Fadil Vokrri” pas golave nga Amir Rrahmani (10′) dhe Vedat Muriqi (34′), shkruan portali arbresh.info.
Bersant Celina, i cili krijoi një asistim dhe bëri një paraqitje të bukur në këtë takim si nikoqir, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes – 8.4.
Lartë te skuadra jonë janë vlerësuar edhe Arjanet Muric (7.9.) dhe Amir Rrahmani (8.3).
Lojtari me notën më të dobët është portieri Danijel Petkovic (4.5)./arbresh.info/
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones