Pas futbollit italian, coronavirusi prek edhe atë francez, pasi mbrëmjen e sotme është shtyrë ndeshja e parë e Ligue 1, mes Strasbourgut dhe Paris Saint Germain.
Ajo ishte e planifikuar që të zhvillohet të shtunën nga orën 17:30.
Vendimi është marrë nga autoritet e zonës dhe shkak është shmangia e grumbullimit të shumë njerëzve në një ambient të limituar.
Kjo pasi do të favorizonte ndjeshëm përhapjen me shpejtësi të virusit që ka alarmuar botën.
Momentalisht është konfirmuar se takimi nuk do të zhvillohet këtë fundjavë, ndërsa mbetet end për t’u vendosur se kur do të rikuperohet kjo ndeshje.
Shqetësues është fakti që coronavirusi po ndikon në ecurinë e kampionateve më të mëdha evropiane të futbolli, pasi tashmë Serie A do t’iu zhvillojë ndeshjet një muaj me dyer të mbyllura. /Telegrafi/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...