Nuk do të ketë shtrëngim duarsh në Angli, kështu të paktën raportojnë mediat britanike.
Coronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë.
Pas panikës së madhe që ka kapluar Italinë, për shkak të Coronavirusit, tashmë janë konstatuar edhe rastet e para në Angli, raporton Gazeta Express.
Kjo ka nxitur edhe reagimin e Federatës Angleze të Futbollit, që ka marrë disa masa për të shmangur përhapjen në masë, raportojnë mediat britanike.
Raportohet se është vendosur që duke nisur nga kjo fundjavë, nuk do të bëhet më shtrëngimi i duarve mes lojtarëve me njëri-tjetrin dhe gjyqtarët, ritual ky i zakonshëm para çdo ndeshjeje futbolli.
Kjo masë do të aplikohet deri në një vendim të dytë, ndërsa në Angli po tregohen të kujdesshëm, për të mos përfunduar në mbylljen e stadiumeve, ashtu siç është vendosur aktualisht për kampionatin italian.
Serie A do të jetë e izoluar për tifozët, pasi deri me 3 prill s’do të ketë fansa nëpër stadiume, ashtu do të ndodhë zyrtarisht edhe me ndeshjet e Europa League e Champions League mes Interit dhe Getafes si dhe Atalantas me Valencian, vendim ky i marrë ditën e enjte nga UEFA. Derisa ndeshjet e vikendit e kaluar që u anuluan, mes tyre edhe Juventus-Inter, do të zhvillohen këtë të diele dhe të hënë, prapa dyerve të mbyllura.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...