Liria do ta pres Prishtinën të shtunën në ndeshjen që vlen kalimin në çerekfinalen e Kupës.
Prishtina nuk do të ketë aspak të lehtë kundër një Lirie të mobilizuar dhe në një fushë aspak të përshtatshme.
Lideri i Superligës nga katër udhëtimet e fundit në Prizren, tre herë ka fituar.
Te Prishtina mungon Ahmet Haliti, që po vuan prej një lëndimi të rëndë.
Ish futbollisti i Lirisë, tani ylli i Prishtinës, Meriton Korenica, ka thënë se do të jetë një ndeshje shumë e fortë.
“Pres ndeshje shumë interesante e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”.
“Prishtina lufton në dy frontet dhe për të mbet në garë duhet të japim maksimumin që të kualifikohemi edhe të jemi edhe më pranë trofeut”.
“Po ashtu, përveç kualifikimit në çerekfinale duam që këtë stinor të suksesshëm të mbyllim me fitore, pra edhe me një sukses tjetër e që neve do të na jepte plot kuptim bashkëngjitur rezultateve në kampionat”, ka thënë Meriton Korenica për faqen e FC Prishtina.
Ndeshja luhet të shtunën në Prizren nga ora 12:30.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...