Koreja e Jugut ka dërguar në shtëpi Gjermaninë e Joachim Low duke e eliminuar nga Kampionati Botëror “Rusia 2018”.
Me fitoren befasuese me rezultat 2 me 0 të siguruar me golat e shënuara në minutat shtesë, Koreja e Jugut i ka dhënë fund aventurës së kampionit në fuqi të botës duke e eliminuar nga turneu madhështor, shkruan portali arbresh.info.Portieri Hyun Woo është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. 26-vjeçari është vlerësuar me notën 8.6 pas një super paraqitje kundër gjermanëve duke mbrojtur një numër të madh goditjesh.
Young Gwon, autori i golit të epërsisë, është vlerësuar me notën 8.2, ndërsa sulmuesi Heung Min që shënoi golin e dytë është vlerësuar me notë 7.5.Me notë të lartë te Koreja e Jugut është vlerësuar edhe Jea Sung (7.7) dhe Woo-Young (8.1).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer (5.3)./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...