Thomas Strakosha duket se do ta vazhdoj qëndrimin te Lazio edhe për disa vite të tjera.
Portieri shqiptar është duke kaluar nëpër një formë fantastike në vitet e fundit me fanellën e Lazios.
Kjo ka bërë që interesim për të të shfaqin skuadra të mëdha evropiane pasi e shohin si një portier me cilësi të mëdha dhe me të ardhme të ndritur.
Por Lazio nuk dëshiron ta lë të lirë të largohet yllin e tyre dhe drejtori sportiv Igli Tare i ka ofruar vazhdimin e kontratës.
Tutosport ka raportuar se kontrata e Strakoshës përfundon në vitin 2022, ndërsa Tare i ka ofruar rinovimin deri në vitin 2025 me rritje page.
Strakosha nëse nënshkruan kontratë të re do të ketë pagë të dyfishuar, pasi nga një milionë sa fiton në vit me kontratën e re do të ketë pagë vjetore prej dy milionë euro plus bonuse.
Gjatë javës së ardhme do të ketë një takim mes palëve për të nënshkruar kontratën e re. /Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit