Barcelona thuhet se ka në plan për t’ia vazhduar kontratën Lionel Messit të paktën edhe për një vit.
Bazuar në një raport nga ‘Mundo Deportivo’, Barcelona beson se ata do të kenë nevojë për “madhështinë e Messit dhe profesionalizmin e madh” përtej vitit 2021, kur marrëveshja e tij aktuale skadon, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse gazeta shton se rinovimi i kontratës mund ta mbajë atë në klub deri në vitin 2021, këtu ka ende mundësi për edhe një tjetër sezon ekstra në rast se të dy palët bien dakord.
‘Mundo Deportivo’ thekson se asnjë kontratë e re nuk do të nënshkruhet përtej sezonit aktual, por siguron se “Blaugranët” kanë besim për ta bërë bartësin e fanellës me numër 10 “një lojtar i vetëm një klubi”.
31-vjeçari vendosi lapsin në letër nëntorin e kaluar dhe publikisht pretendon se marrëveshja përfshiju një klauzolë që do t’i lejoj atij të largohet nga Camp Nou për asgjë në vitin 2020, duke siguruar se ai do t’i bashkohet një skuadra “jo elite”.
Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta ishin raste të tilla për shkak se ata iu bashkuan Al Saddit dhe Vissel Kobes, ndërsa Messi është tutje në listë pasi deklaron se do të dëshironte t’i jap fund karrierës në Argjentinë me Newell’s Old Boys./arbresh.info/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...