Konfirmohet: Vedat Muriqi mungon kundër Çekisë dhe Anglisë

14:03 | 12 Nëntor 2019
Arbresh.info

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë”, thuhet në deklaratën e FFK’së.

Kjo do të jetë një goditje e madhe për përfaqësuesen tonë marrë parasysh rëndësinë e madhe të dy ndeshjeve të ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Bernard Challandes mund të detyrohet të bëjë ndryshime të papritura në linjën frontale për të mbuluar mungesën e tij.

Kosova luan të enjten ndaj Republikës së Çekisë dhe të dielën në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme