Presidenti i Lilles, Gerard Lopez ka konfirmuar transferimin e Nicolas Pepes te Arsenali për një tarifë prej 80 milionë euro.
Arsenali pritet të njoftoj për arritjen e Pepes brenda orëve të ardhshme dhe sulmuesi 24-vjeçar raportohet se do të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare me gjigantin në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është personi që ka marrë vendimin, mendoj se do duhet të bëhet [zyrtare] brenda 24 orëve të ardhshme”, ka thënë Lopez për gazetën franceze RMC Sport.
“Është 80 milionë euro. Nëse do e kishim shtyrë edhe më gjatë këtë marrëveshje, ne mund të kishim pasur pesë ose gjashtë oferta të së njëjtës madhësi”
“Gjatë bisedimeve me Nicon dhe agjentët e tij, situata ishte e fokusuar në disa klube dhe ne dëshironim të fiksohemi në dy projekte që i interesuan lojtarit”
Pepe do të jetë përforcimi i katërt te Arsenali këtë verë pas arritjes së Gabriel Martinellit, Dani Ceballosit (në huazim) dhe William Salibas./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”