Konfirmohet rimeçi mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr

21:00 | 4 Qershor 2019
Arbresh Info

Eddie Hearn ka konfirmuar se Anthony Joshua do të përballet sërish me Andy Ruiz Jr dhe rimeçi do të zhvillohet në muajin nëntor ose dhjetor.

Joshua pësoi një disfatë tronditëse për herë të parë në karrierën e tij profesionale të shtunën gjatë debutimit të tij në SHBA te Madison Square Garden në New York, transmeton portali arbresh.info.

“Pas takimit me AJ, Rob Mc (trajnerin) dhe ekipin menaxhues në New York, ne sot kemi aktivizuar klauzolën për rimeç me Ruiz Jr”, ka shkruar në Twitter promoteri Eddie Hearn.

“Rimeçi do të ndodhë në nëntor/dhjetor në një vend që do të konfirmohet së shpejti”

Ruiz Jr ka konfirmuar më herët se Meksika do të ishte një destinacion i dëshiruar për rimeç nga ana e tij./arbresh.info/


https://twitter.com/EddieHearn/status/1135950241415553024

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme