Autoritetet egjiptiane thonë se janë të gatshëm për të fituar medaljen e parë olimpike në futboll gjatë gjithë historisë së vendit, të udhëhequr nga Mohamed Salah.
“Unë e kam bërë të ditur publikisht se do të doja ta kisha me ne gjatë fushatës sonë Olimpike dhe ai nuk refuzoi, që do të thotë se ai gjithashtu dëshiron të luajë me ne,” tha trajneri i Egjiptit U23 Shawky Gharib për Mo Salah, siç raporton L’Equipe.
“Pjesëmarrja e Salah në Lojërat Olimpike mbështetet nga shteti, i përfaqësuar nga Ministria e Sporteve dhe Federata Egjiptiane e Futbollit, në përpjekjen tonë të përbashkët për të sjellë në shtëpi një medalje olimpike të futbollit për herë të parë”, ka thënë trajneri i Egjiptit, Hossam El Badry.
Sulmuesi i Liverpool mund të përfshihet në garën që është planifikuar të zhvillohet nga data 23 korrik deri më 8 gusht.
Sezoni i ri i Premierligës fillon më 24 gusht dhe Salah siç duket nuk do të pushojë as një javë përpara ndeshjes së parë në Angli.
Në çdo rast, kjo do të ketë një efekt serioz në parapërgatitjet për sezonin e ri./lajmi.net/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...