Barça do të përballet me skuadrën e Sampaolit në ‘Camp Nou’ të mërkurën më 5 prill, ndërsa tri ditë më vonë viziton stadiumin ‘La Rosaleda’ për takimin kundër Malagas.
Federata e Futbollit të Spanjës ka njoftuar për ndeshjet e xhiros së 30 dhe 31 në La Liga, transmeton portali arbresh.info. Të mërkurën më 5 prill në ora 19:30, FC Barcelona do të takohet me Sevillan në ‘Camp Nou’, ku skuadra e Luis Enriques synon sërish fitoren pas triumfit 2 me 1 në ‘Sanchez Pizjuan’ në fillim të sezonit.
Vetëm tri ditë më vonë, “Blaugranët” do të udhëtojnë në Andalusia për takimin ndaj Malagas. Ndeshja do të luhet duke filluar nga ora 20:45 në “La Rosaleda”. Skuadra nikoqire e këtij takimi mori një pikë nga barazimi 0 me 0 në vizitën e tyre në ‘Camp Nou’.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen para çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve./arbresh.info
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë