Konfirmohet oferta nga Arsenali për yllin e Barcelonës

14:18 | 27 Tetor 2017
Arbresh Info

Arsenali ka bërë një ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan, gjatë merkatos së transferimeve dhe ishte afër transferimit te “Topçinjtë”, thotë trajneri i skuadrës kombëtare të Turqisë – Mircea Lucescu.

Si pjesë e skuadrës së Atleticos në sezonin 2013/14 që fitoi titullin në ligë, Turan dështoi për të impresionuar në formë të tillë qysh pas transferimit në Camp Nou gjatë verës së vitit 2015, transmeton portali arbresh.info.

Debutimi i tij ishte shtyrë deri në muajin janar të vitit 2016 pas ndalesës për transferimeve të Barcelonës dhe lojtari më pas dështoi për të impresionuar trajnerin Luis Enrique dhe trajnerin e ri Ernesto Valverde.

E vetmja paraqitja e Arda Turanit këtë sezon erdhi për Turqinë
E vetmja paraqitja e Arda Turanit këtë sezon erdhi për Turqinë

30-vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje këtë sezon por duket se ka ndërmend të përfundoj kontratën e tij te gjiganti katalunas, megjithëse Fenerbahce dhe klube të mëdha në Super Ligën e Kinës kanë ngjallur interesim për shërbimet e tij.

“Kam folur me Valverden, Arsenali ka shtruar një ofertë për Ardan”, citohet të ketë thënë Lucescu.

“Arda ishte në prag që t’i bashkohet Arsenalit këtë verë për dështoi në fund”

“Galatasaray e kërkonte atë por kjo nuk ndodhi, ngjashëm si Monaco. Arda është duke u përballur me kohë të vështira”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme