Konfirmohet një lajm i keq për Arsenalin

23:29 | 8 Prill 2018
Arbresh.info

Trajneri i Arsenalnit, Arsene Wenger, mbetet optimist se Henrikh Mkhitaryan do të luajë përsëri këtë sezon megjithëse ka konfirmuar se armeni ka pësuar një dëmtim ligamenti ndaj CSKA.

Mkhitaryan është dëmtuar në minutën e 61’ në fitoren 4-1 të Arsenal ndaj rusëve në çerekfinalen e Europa League.

Wenger e ka përjashtuar pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e radhës ndaj Newcastle dhe West Ham, megjithëse mund të rikthehet për ndeshjet e fundit.

“Ai ka dëmtim në ligamentin e gjurit,” shprehet Wenger për faqen zyrtare të klubit.

“Ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Newcastle dhe West Ham.

“Por ai ka akoma mundësi të luajë në pjesën e fundit të sezonit.”

Në mungesë të Mkhitaryan, Welbeck shënoi një dopietë për të ndihmuar Arsenal të mposhtë Southampton në Emirates.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme