Konfirmohet nga UEFA: Tifozët mund të rikthehen për ndeshjen Bayern Munich – Sevilla

17:56 | 25 Gusht 2020
Arbresh Info

UEFA ka njoftuar se tifozët do jenë të pranishëm për Superkupën mes Bayern Munich-ut dhe Sevilla-s.

Tifozët mund të rikthehen në stadium me 24 shtator, në Budapestë, aty ku fituesi i Ligës së Kampionëve përballet me kampionin e Evropa Ligës, transmeton portali arbresh.info.

“UEFA sot vendosi që të lejojë Superkupa e UEFA-s të zhvillohet me 24 shtator 2020, në Budapest me një numër të caktuar të tifozëve, pra 30% të kapacitetit të stadiumit”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s.

https://twitter.com/UEFA/status/1298233735113048064

Pritet që tifozët të jenë të lejuar edhe në ndeshjet e tjera, mirëpo ndeshja e parë që do rikthehen do jetë Bayern Munich – Sevilla.

Ndërkohë, kujtojmë se Bayern-i fitoi Ligën e Kampionëve duke e mposhtur PSG-në, kurse Sevilla fitoi Evropa Ligën duke triumfuar ndaj Inter-it./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme