Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot në ndeshjen Gjilani – Ballkani, ku tifozët vendas kishin hyrë në fushë dhe kishin sulmuar portierin e skuadrës suharekase, Stivi Frashëri.
Frashërit iu desh ndërhyrje e shpejt e stafit mjeksor dhe u dërgua në emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm.
Deri tash, në lidhje me këtë incident është arrestuar një person i dyshuar.
Lajmi për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Pas hetimeve të bëra, deklaratave të dëshmitarëve dhe intervistave të marra, Policia e Kosovës ka arrestuar deri tani një person që dyshohet se është i involvuar në këtë incident, derisa po punohet intensivisht për arrestimin e personave tjerë që dyshohet të jenë pjestar të këtij sulmi”, ka thënë Hashani./Arbresh.info
Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madri...
Hungaria humb fonde të BE-së në vlerë të 1 miliard eurove
Sara-Fitimit: Provoje humorin se loja me pëlqimin për mua nu...
Aktiviteti filantropik i ish-Presidentit Carter
Kryefjala e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe momentet më qeshara...
Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova te Dheu i Bar...