Google ADS

Konfirmohet nga guvernatori, derbi City – Real zhvillohet në Angli

16:57 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Ndeshja kthyese mes Manchester City-t dhe Real Madrid-it, në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve do zhvillohet siç është planifikuar me 7 gusht.

Britania e Madhe kishte vendosur rregullen e karantinimit për 14 ditë për të gjithë personat që udhëtojnë nga Spanja, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, guvernatori i Anglisë ka konfirmuar se kjo rregull nuk do vlejë për skuadrën e Zinedine Zidane-s.

“Personat e përjashtuar do qëndrojnë në ‘flluska’ pas dyerve të mbyllura”.

“Kjo vlen për yjet e sportit, zyrtarët e ngjarjeve, trajnerët, stafin mjekësor dhe figurat përkatëse të mediave”, ishte shkruar në njofitm.

Fituesi i ndeshjes do përballet me skuadrën që kualifikohet në ndeshjen Juventus – Lyon./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme