Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës. Kjo tanimë është konfirmuar edhe nga drejtori ekzekutiv i klubit, Maurizio Arrivabene.
Sulmuesi argjentinas nuk do të nënshkruajë kontratë të re me “Zonjën e Vjetër” dhe do të largohet si lojtar i lirë.
“Ndryshimi më i rëndësishëm është se Juventusi nuk ka rinovuar kontratën me Paulo Dybala. Me blerjet e bëra në janar, me ardhjen e Vlahovicit, pozicioni i Paulos nuk ishte më në qendër të projektit. Prandaj preferohej ky lloj vendimi”, tha Arrivabene.
“Parametrat ishin të ndryshëm, unë kisha folur tashmë për këtë, askush nuk e ka vënë në dyshim aftësinë e Paulos. Ne i bëmë zgjedhjet tona në janar, arritëm këtu. Do të kishte qenë e lehtë për Juventusin të bënte një ofertë të ulët, por do të kishte qenë mungesë respekti ndaj Paulos. Vendimi është marrë. Takimi i sotëm ishte miqësor, i qartë dhe me respekt”, shtoi drejtori i klubit italian.
Dybala tani ka disa muaj për të planifikuar të ardhmen e tij përpara së të largohet nga “Allianz Stadium”.
28-vjeçari ka qenë shumë i lidhur me një transferim te Interi. Por, një transferim në Spanjë apo Angli nuk përjashtohet gjithashtu.
Barcelona, Tottenham Hotspur, Liverpool e Manchester United thuhet se janë klubet e interesuara për shërbimet e ish-futbollistit të Palermos./GE/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...