Konfirmohet meçi i ardhshëm i Anthony Joshuas

15:10 | 9 Nëntor 2017
Arbresh Info

Anthony Joshua do të luftoj me Deontay Wilder në vitin 2018 pasi promoteri Eddie Hearn ka zbuluar se ka nisur bisedimet të enjten në New York.

Mbreti i Anglisë në IBF dhe WBA do të mbroj titujt e tij kundër “Bombarduesit të Bronztë” dhe synon ta marrë rripin WBC nga boksieri amerikan, transmeton portali arbresh.info.

Deontay Wilder është boksieri tjetër në listën e Anthony Joshuas
Deontay Wilder është boksieri tjetër në listën e Anthony Joshuas

Pasi mposhti të shtunën ish kampionin në WBC, Bermane Stiverne, Wilder shfrytëzoi intervistën e tij pas ndeshjes për të thirru për meç Anthony Joshuan sërish.

“Kam pritur për atë meç për një kohë të gjatë, unë kundër AJ, i deklarojë luftë AJ. Kam qenë duke pritur për një kohë të gjatë, e di që jam më i miri. A jeni gati për këtë test?”, ka thënë kampioni.

“E dua Joshuan. Le të ndodhë kjo”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme