Mesfushori i Manchester Untied, Ander Herrera ka konfirmuar largimin e tij të pritur nga klubi.
Marrëveshja e 29-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe ai besohet të ketë vendosur për transferim në Paris Saint Germain ndër opsionet e tjera që posedon, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/ManUtd/status/1127136776114638848
Deri këtë të shtunë nuk ka pasur asgjë zyrtare, por Herrera tani ka postuar një mesazh lamtumirës ndaj tifozëve të United përmes llogarisë zyrtare të klubit në Twitter.
“Në zemrën time janë të kuqët, e dija këtë nga hera e parë që kam luajtur dhe në momentin kur fillova ta veshi këtë”, thotë fillimisht Herrera.
“Një klub me mijëra tifozë që respekton dhe kujton të gjithë lojtarët që kanë dhënë gjithçka. Jam ndier i veçantë kur dëgjova emrin tim duke u brohoritur. Jam ndier krenar kur tifozët vendosën se unë isha pjesë e kësaj historie të mrekullueshme”
“Çdo herë që kam përfaqësuar këtë klub, në çdo ndeshje, qoftë fitore apo humbje, madje edhe kur nuk kam mund t’i ndihmojë nga fusha, e kam kuptuar se çfarë do të thotë ky klub”
“Do ta kujtoj secilën nga thuajse 200 ndeshjet që kam luajtur me këtë fanellë sepse të luash me klubin më të madh në Angli, ka qenë një krenari e vërtetë. Faleminderit për këto pesë vite të shkëlqyera”
Herrera iu bashkua Man United nga Athletic Bilbao në vitin 2014 dhe ka bërë 189 paraqitje në klub duke fituar FA Kupën, EFL Kupën dhe Evropa Ligën./arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...