Google ADS

Konfirmohet largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi?

16:47 | 29 Maj 2018
Arbresh Info

Vetëm disa minuta pasi fitoi titullin e tretë radhazi në UEFA Ligë të Kampionëve së bashku me Real Madridin, Cristiano Ronaldo mori të gjithë vëmendjen nga bashkëlojtari i tij Gareth Bale që ishte lojtari më i mirë i ndeshjes duke njoftuar pasigurinë rreth të ardhmes së tij në klub.

33-vjeçari kishte thënë pas ndeshjes:

“Ishte shumë mirë që isha në Real Madrid. Brenda ditëve të ardhshme do t’i jap një përgjigje tifozëve, të cilët gjithmonë kanë qenë në anën time”

Edhe këtë vit, ne jemi dëshmitarë rreth sagas vjetore për largimin e Cristiano Ronaldos gjatë verës, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, këtë vit gjërat duket se janë më serioze.

‘Los Blancos’ kanë publikuar videon promovuese të fanellës së tyre të re para sezonit 2018/19 dhe mungesa e tij është e qartë.

Video ka marrë gjithashtu një numër të madh komentesh:

https://twitter.com/rose_anap/status/1001412287243083777

https://twitter.com/kusimaine/status/1001435735621296128

Për të përkeqësuar gjërat edhe më shumë, lista e lojtarëve të skuadrës në uebfaqen e Real Madridit ka të gjithë lojtarët me fanellat e reja – përveç të Ronaldos./arbresh.info/

Kjo duket se nuk është një rastësi apo jo?!

A do të largohet me të vërtetë Cristiano Ronaldo nga Real Madridi këtë verë?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme