Andres Iniesta do t’iu adresohet mediave të sot (e premte) rreth raporteve për largim të pashmangshëm nga Barcelona për transferim në Super Ligë të Kinës.
Reprezentuesi spanjoll nënshkroi kontratë “jetësore” me Barcelonën në muajin tetor të vitit të kaluar dhe ka shijuar një sezon të fuqishëm deri tani, transmeton portali arbresh.info.Por, marrëveshja e tij përmban një klauzolë largimi që i lejon atij të largohet nga klubi në fund të sezonit në rast se dëshiron derisa thashethemet për interesim nga klubet kineze kanë qarkulluar që nga fillimi i vitit.
Barcelona nuk ka zbuluar arsyen pse Iniesta do t’iu adresohet mediave, por kanë thënë se një konferencë për shtyp do të zhvillohet duke filluar nga ora 13:30.
Iniesta besohet se është afër marrëveshjes me skuadrën kineze Chongqing Lifan./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/989790071980257280
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës