Google ADS

Konfirmohet emri i kompeticionit të tretë për klube nga UEFA

20:57 | 24 Shtator 2019
Arbresh Info

Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës do t’i bashkohet një tjetër kompeticion për klube nga UEFA në vitin 2021.

UEFA ka njoftuar për emrin zyrtar të kompeticionit të tretë për klubeve që do të startoj nga viti 2021, transmeton portali arbresh.info.

I krijuar “me qëllimin për dhënë më shumë për klubet në më shumë vende që të kenë shansin të marrin pjesë në futbollin evropian”, kompeticioni i ri do të njihet si “Europa Conference League”.

UEFA ka konfirmuar gjithashtu se sistemi VAR do të shfrytëzohet nga fillimi i fazave të grupeve këtë sezon në Evropa Ligë.

Ata gjithashtu kanë vendosur se finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2023 të luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Munich./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme