Nicolas Pepe sapo është konfirmuar si lojtar i ri te Arsenali dhe numri i tij te skuadra e re është zbuluar po ashtu.
Siç raportohet në faqen zyrtare të klubit dhe siç mund të shihni në foton më poshtë, reprezentuesi i Bregut të Fildishtë do të bartë fanellën me numër 19 te klubi i ri, të njëjtën që e ka veshur gjatë detyrës së tij te Lille, transmeton portali arbresh.info.
Fanella me numër 19 është veshur më parë nga heronjtë e Arsenalit si Gilberto Silva dhe Jack Wilshere, por Pepe është padyshim një tjetër lloj lojtari.
Tifozët mund të kenë shpresuar që 24-vjeçari të marrë numra më ngazëllyes për lojtarët në sulm si 7 apo 10, por asnjëri prej tyre nuk janë aktualisht në dispozicion.
Pepe është përforcimi më i shtrenjtë te Arsenali që do të paguaj 80 milionë euro për shërbimet e tij./arbresh.info/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren