Konfirmohet e ardhmja e futbollistit të Real Madridit

22:55 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Mesfushori i Real Madridit, Isco, ka folur pas fitores ndaj Sporting Gijonit me rezultat 2-3, ku ai shënoi dy gola.

Spanjolli ka thënë se qëllimi i tij nuk ka qenë asnjëherë të largohet nga Los Blancos dhe se e dashuron këtë klub.

“Gjithmonë e kam bërë të qartë se dua të qëndroj te Real Madridi për shumë vite. Nuk është befasi, dua të luaj sa më shumë, të gjithë duan”.

“Po ashtu e kam bërë të qartë se jam lojtar që dëshiron të ndihmojë skuadrën dhe do të luftoj për atë që dua”.

“Kur ata më japin mundësinë, unë jap më të mirën. E përsërisë, gjithmonë e kam bërë të qartë se dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”.

“Mediat gjithmonë i keqkuptojnë dhe ndryshojnë fjalët e mia. Gjithmonë e kam thënë se dua Real Madridin dhe do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të qëndruar te Reali”.

“Shtypi ka manipuluar me fjalët e mia. Në vend se të informojnë njerëzit, ata janë të fokusuar si të shesin më shumë”.

“Ne nuk e kontrolluam lojën ashtu siç duhej, por ai është shpirti i Madridit, deri sa gjyqtari nuk i mëshon fishkëllimës finale kurrë nuk është e përfunduar”.

“Do provoj të bëjë punën time me personalitet atëherë kur të më jepet mundësia për klubin më të mirë në botë”, ka thënë Isco.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme