Konfirmohet blerja e re e Interit

11:39 | 23 Qershor 2019
Arbresh.info

Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar se transferimi i Stefano Sensit në Inter do të kompletohet së shpejti.

Mesfushori italian ishte shumë pranë Milanit, por Interi u fut në garë për të papritmas me një ofertë prej 25 milionë euro dhe arriti marrëveshje personale me lojtarin shumë shpejt, transmeton Gazeta Express.

“Jemi duke negociuar, shanset janë shumë të mira që marrëveshja të kompletohet së shpejti”, tha Carnevali për SportMediaset.

“Jemi në rrugën e duhur dhe do të takohemi prapë javën që vjen. Interi dëshmoi se interesimi i tij është më konkret se i klubeve të tjera, të cilat ngelim shumë prapa në garë për Sension”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Italisë do t’i mbushë 24 vjet në gusht dhe është pjesë e Sassuolos që prej janarit 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme