Bayern Munich ka pritur deri në ditën e ndeshjes për të vendosur nëse David Alaba do të jetë në gjendje të luajë apo jo kundër Real Madridit.
Në fund është vendosur se mbrojtësi i majtë austriak nuk do të luajë sepse ende ndien dhimbje nga lëndimi muskulor, transmeton Gazeta Express.
Alaba ka pësuar dëmtim muskulor, i cili i ka shkaktuar dhimbje edhe në seancën stërvitore të së martës, prandaj nuk do të jetë në gjendje të luajë.
Gazeta gjermane “Bild” konfirmoi mungesën e tij dhe shkroi se ai do të jetë në dyshim edhe për ndeshjen kthyese, e cila zhvillohet të martën e ardhshme.
Vendin e tij pritet ta zërë mbrojtësi brazilian Rafinha.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...