Kampionati Evropian është futur në një fazë mjaft interesante, pasi janë luajtur të gjithë ndeshjet e 1/8-ave dhe janë përcaktuar skuadrat çerek-finaliste.
Franca kampione bote, që cilësohej edhe si favorit kryesor për të triumfuar më 11 korrik në “Ëembley”, i dha lamtumirën Kampionatit, pasi u eliminua nga Zvicra me penallti.
Është eliminuar edhe Portugalia dhe Cristiano Ronaldo, pasi u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga Belgjika, në një ndeshje vërtetë të pafat për luzitanët.
Belgjikë-Itali do të jetë sfida më interesante e çerekfinaleve, me dy skuadrat që do të matin forcat më 2 korrik në “Allianz Arena” të Mynihut nga ora 21:00.
Spanja do të përballet me Zvicrën në të njëjtën datë por nga ora 18:00.
Me 3 korrik e shtunë, pra një ditë më vonë do të luhen dy sfidat e tjera Angli-Ukrainë dhe Danimarkë-Republikë Çeke.
Çiftet çerekfinale dhe orari
2 korrik
18:00 Zvicër – Spanjë
21:00 Belgjikë – Itali
3 korrik
Republika Çeke – Danimarkë
Ukrainë – Angli
/Telegrafi/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...