Konfirmohen pesë norma olimpike të xhudos

14:52 | 23 Maj 2024
D.H

Pesë garues të xhudos fitojnë normën në Olimpiadën e Parisit.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i xhudos, Driton Kuka, shkruan Arbresh.info.

“Kosova gjegjësisht Federata e Xhudos përfundoi garën e fundit kualifikuese për Lojëra Olimpike. Konfirmohen pesë  norma olimpike për Lojëra Olimpike për federatën tonë”, ka shkruar trajneri Kuka.

Normat janë fituar nga Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Laura Fazliu (63 kg), Loriana Kuka (78 kg), Akil Gjakova (73 kg).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme