Trajneri gjerman, Ralf Rangnick ka konfirmuar tashmë kontaktet me skuadrën gjermane, Bayern Munich.
Skuadra gjermane është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Thomas Tuchel pritet të largohet nga sezoni i ardhshëm, shkruan Arbresh.info.
Emra të mëdha të trajnerëve janë përmendur, mirëpo nuk ka pasur diqka zyrtare.
Mirëpo Rangnick, bëri të ditur se bisedimet tanimë kanë filluar.
“Bayerni ka kontaktuar me mua dhe kam informuar Federatën Austriake për këtë”, ka thënë fillimisht Rangnick për 90Minuten.
“Fokusi im tani është te Austria dhe Euro 2024. Nëse Bayern do të më thotë: ne të duam… atëherë duhet të pyes veten: a e dua këtë?”, përfundoi trajneri gjerman. /Arbresh.info
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...