Mbrëmjen e së mërkurës, Atalanta dhe Valencia do të takohen në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Champions-it.
Geoffrey Kondogbia, i cili luajti për dy vite në Itali dhe tani është pikë kryesore te skuadra spanjolle, foli për “Gazzetta dello Sport”.
Intervista, megjithatë, filloi nga e kaluara e tij te zikaltrit: “Tek Interi u rrita si lojtar dhe si njeri. Sezoni i dytë ishte i vështirë, shumë ndryshime në pankinë; me De Boer, Vecchi dhe Pioli, një mjedis i komplikuar, por përvoja më shërbeu. Kam disa miq atje, si Brozovic, Handanovic dhe Ranocchia. Spalletti më dërgoi një mesazh, pas largimit tim. Ishte një foto me dedikim. Ai më thoshte pak a shumë: Fat të mbarë, por do të pendohesh! Ishte një gjest i respektit të trajnerit, thënë disi me shaka. Kam kaluar shumë mirë me Spalletti. Trajneri donte që të qëndroja, por tashmë e kisha marrë vendimin tim”.
Pastaj, francezi analizon ndeshjen e së mërkurës kundër Atalantës, në Ligën e Kampionëve: “Është e vërtetë që ndoshta kemi më shumë përvojë në Ligën e Kampionëve, por Atalanta ka lirinë e debutimit në këtë kompeticion, këtë sezon, bashkë me urinë për të shkuar sa më larg. Unë e përjetova një situatë të tillë me Monaco. Ishim të rinj, të papërvojë dhe nuk kishim asgjë për të humbur. Do të jetë shumë e vështirë për të dyja skuadrat, një duel shumë interesant. Kush kualifikohet mund të jetë surprizë. Kohët e fundit, gjithmonë ka pasur surpriza: Ajax, Monaco, Tottenham. Ju duhet të besoni, sepse kjo sfidë është e hapur”.
Më në fund Kondogbia, i cili luajti në Itali dhe tani luan në Spanjë, shpjegon ndryshimin në futboll midis dy ligave.
“Në Spanjë i kushtohet më shumë rëndësi lojës, skuadrat përpiqen të zotërojnë e qarkullojnë topin. Në Itali gjithçka është më e mbyllur dhe më fizike. Këtu vlen mentaliteti ‘duhet të provosh, fiton më i miri’. Unë jam për ekuilibrin. Nganjëherë e ekzagjerojnë në Itali, ndonjëherë edhe këtu. Secili stil ka pikat e tij të forta dhe të dobëta. Ne lojtarët e gjejmë veten më mirë, ose më keq nga njëri stil te tjetri”, shtoi ai./Telesport/
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...