Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit është bërë shpallja e sportistëve më të mirë për vitin 2021 të kësaj komune. Vlerësimi i sportistëve është bërë nga komisioni profesional i formuar nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi.
Shpërblimet e para iu takuan hendbollistëve të Klubit të Hendbollit “Rahoveci”, Besmir Kusari me trajnerin, Leonard Cula, si dhe punëtorit sportive të këtij klubi, Afrim Deliu, i cili u cilësua si më i miri për vitin 2021.
Në këtë mbledhje, u vlerësuan edhe shahistët e rinjë, Alaudin Shtavica dhe Elma Sharku, si dhe mjeshtri i shahut, Sabahudin Kollari. Po ashtu, u shpërblyen edhe futbollistët më të mirë, ndërsa trajneri i vitit u vlerësua ai i KF Rahoveci, Senad Alirifa.
Më i miri për vitin 2021 u vlerësuar, Visar Ejupi, besketbollisti i ri i KB Rahoveci, i cili në turneun e FIBA European Challanger në Tiranë, u shpall lojtari më i vlerësuar (MVP), pasi që kontribuoi që Kosova ta fitojë këtë turned he të shpallet kampion për moshat U18./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...